Rastet e dhunës në familje janë pothuajse rastet më të shpeshta që raportohen në Policinë e Kosovës.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se me datë 17 dhjetor rreth orës 15:50 ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje, shkruan SO.
Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se i dyshuari i cili ishte nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një familjare.
Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren 17.12.2022 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.