Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, mund të rikthehet në Serie A që nga sezoni i ardhshëm. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Sassuolo – klubi ku ai ka luajtur më parë – ka shprehur interesim për rikthimin e tij, shkruan 04 Online.
Bajrami aktualisht është pjesë e Rangers në Skoci, ku u transferua verën e kaluar për 4.5 milionë euro. Gjatë këtij sezoni, ai ka zhvilluar 25 paraqitje, duke shënuar dy gola dhe dhënë një asist.
Sassuolo, tashmë e rikthyer në elitën e futbollit italian, ka ofruar 2.5 milionë euro për 26-vjeçarin, një shumë dukshëm më e ulët se ajo e transferimit të tij në Rangers. Negociatat mbeten të hapura./04 Online