Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 67 pacientë, prej tyre 59 janë të konfirmuar me Covid-19 dhe 8 të tjerë të negativizuar.
Bëhet e ditur se me oksigjeno-terapi janë 48 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë tetë pacientë.
Ndqërkaq, gjashtë pacientë janë në Klinikë Infektive dhe dy në spitalet e përgjithshme.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 29 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 6 pacientë.