175 pacientë po trajtohen nga Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme që janë pjesë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës.
Me oksigjeno-terapi janë 129 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 11 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 62 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 10 pacientë
Klinika e Pediatrisë,6 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 11 pacientë
Spitali i Prizrenit,15 pacientë
Spitali i Pejës, 14 pacientë
Spitali i Gjilanit, 17 pacientë
Spitali i Gjakovës, 18 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 14 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.