Në ShFMU “Emin Duraku” në Prizren është formuar klubi i Inteligjencës Artificiale.
Siç thuhet në njoftimin e kësaj shkolle, klubi ka për qëllim që të vetëdijësojë nxënësit rreth Inteligjencës Artificiale, si përdoret dhe aplikohet AI-ja, shkruan 04 Online.
“FORMOHET KLUBI I INTELIGJENCËS ARTIFICIALE
Si ide e drejtorit, Msc Rrahim Bekteshi dhe të zv.drejtorit Akif Gas është krijuar klubi i Inteligjencës Artificiale(AI).
Klubi do të udhëhiqet nga mësimdhënësja e TIK-ut Ermira Krusha.
Ky klub ka për detyrë që të vetëdijsojë nxënësit e shkollës sonë rreth Inteligjencës Artificiale (AI) , përdorimit dhe aplikimit të saj, evolimit të mëtejshëm dhe rëndësisë së saj në të ardhmen tonë.
Ky klub do të ketë rol shumë të rëndësishëm për shkak se Inteligjenca Artificiale është pjesë e së ardhmes sonë dhe përdorimi i saj është duke u rritur gjithmonë e më shumë.”, thuhet në njoftimin e shkollës./04 Online