Në shenjë falënderimi, respekti e mirënjohje për kontributin e dhënë në ruajtjen e rendit dhe ligjit në vendin tonë, Barber Shop “Alpay” ka vendosur të ofroj shërbimet e qethjes dhe rrojes pa pagesë për të gjitha njësitët e specializuara.
Nga sot pjestarët e Policisë së Kosovës do të mund të qethen e rruhen pa pagesë, shkruan 04 Online.
Njoftimi i plotë
Barber Shop “Alpay” pas zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës, për të gjithë njësitet e Specializuara dhe për të gjithë njësitet e Policisë së Kosovës ofron qethje dhe rroje falas.
Jeni të mirëseardhur.
Ju faleminderit!