Në “Sezai Surroi” mbahen Lojërat Sportive nga Sindikata e PK-së, në nderim të zyrtarëve që kanë rënë në detyrë

0
35

Në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, ditën e djeshme në Prizren u mbajtën Lojërat Sportive të organizuara nga Sindikata e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Ky aktivitet u bë në shenjë nderimi dhe përkujtimi për zyrtarët policorë që kanë dhënë jetën e tyre në kryerje të detyrës.

“Kjo ngjarje u zhvillua në atmosferë solemniteti dhe solidariteti, ku kolegët, familjarët dhe qytetarët iu bashkuan nderimit për të rënët në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në një njoftim nga Komuna e Prizrenit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here