Në ring me agjërim/ Boksieri Nelson Hysa: Nuk e kam ndërprerë as kur kam pasur ndeshje!

0
34

Muaji i shenjtë i Ramazanit i njohur ndryshe edhe si muaji i sakrificës për besimtarët mysliman nuk përjetohet tek të gjithë ata njësoj.

Sidomos në sport, jo futboll këtë herë, por edhe më keq…boks. Disa qindra kg për të mos thënë ton, gjatë një ndeshjeje duhet shumë forcë për ta përballuar, ashtu si Nelsoni bëri pak javë më për në Gjermani ku arriti të përmirësojë rekordin e tij në peshën e rëndë në 21 ndeshje 21 fitore dhe 19 me KO.

“Kam mbi 20 vite që mbaj ramazan dhe nuk e kam prishur asnjëherë, as kur kam ndeshje, kështu ndodhi edhe ndeshjen e fundit në gjermani na u desh të çelnim iftar e më pas të ngjitesha në ring ku fitove dhe arrita nivelin 21 ndeshje 21 fitore”, u shpreh Nelson Hysa.

Po si ndryshon program stërvitor në këtë muaj të madh sakrifice?

“Nuk jemi në ato nivelet shumë të larta të stërvitjes por shyqyr Zotit ka shkuar gjithçka mire siç e shef edhe vetë ritme të larta edhe pse jemi para iftarit, trajnerët nuk na tolerojnë fare. Nuk kemi volume të mëdha, por intensiteti është i njëjtë”, shton boksieri.

Nelson Hysa është kampioni i vetëm i Europës shqiptarë dhe që e ka ruajtur ende kurorën, cili është synim i tij i ardhshëm?

“Kam nja dy oferta shumë të mira brenda 15-tshes së botës ku unë jam, pasi renditem I 12-ti. Një nga ofertat q kam tani është për një titull shumë të madh, një shkallë poshtë titullit botëror. Nëse e marrim këtë ndeshje dhe arrijmë ta fitojmë, do të jem kandidati numër 1 për të sfiduar kampionin e botës”, shton ai.

Sot Nelson Hysa 25 vite kampion Shqipërie dhe pa rival në peshën e tij të rëndë në vendin tonë është një shembull në çdo palestër ku shkon për tu stërvitur ku jo pak të rinj e ndjekin në rrugëtimin e tij të suksesshëm të boksit…por jo vetëm!

“Unë e dua shumë shumë boksin dhe e bëj stërvitjen edhe tani që agjëroj sepse dua të bëhem dikush në jetë nëpërmjet këtij sporti”, shprehet një 11-vjeçar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here