Në rajonin e Prizrenit shqiptohen 1700 gjoba në trafik vetëm gjatë javës së fundit

0
35

Drejtoria rajonale e  Policisë në Prizren, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 06.01.2025-12.01.2025 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor”, kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër komuna në rajonin e Prizrenit.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1700 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

• Hetimi i 21 aksidenteve të komunikacionit me të lënduar;

• Hetimi i 1 aksidenti të   komunikacionit me fatalitet;

• Hetim i 42 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale;

• Shqiptohet masa e ndalim drejtimit të mjeteve për katër   (4) ngasës.

Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren  vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

Po ashtu, Drejtoria Rajonale e policisë ne Prizren, në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë periudhës kohore 06.01.2025 deri me 10.01.2025,ka realizuar 40 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Me ketë rast policia rajonale e Prizrenit i falënderon qytetaret për bashkëpunim me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, dhe stacionet më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ ose për  mes numrit të telefonitë 192 dhe 029 244 355

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here