Në Prokurorinë e Prizrenit u mbajt takim ndërinstitucional për luftimin e kontrabandimit me migrantë

0
113

Në Prokurorinë Themelore në Prizren është mbajtur një takim pune me përfaqësues të Prokurorisë së Kukësit, përfaqësues të Policisë së Trafiqeve nga Tirana, përfaqësues të Policisë për Hetimin e Trafikimit dhe Kontrabandimit me Migrantë, si dhe përfaqësues policorë nga Departamenti për Kufij i Policisë së Kosovës -Prishtinë.

Delegacionet pjesëmarrëse u pritën nga prokurorja e Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë e Prizrenit, znj. Ervehe Gashi.

Tema kryesore e këtij takimi ishte rritja dhe thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkufitar ndërmjet dy prokurorive dhe strukturave policore përkatëse, me fokus të veçantë në trajtimin e rasteve të kontrabandimit me migrantë.

Gjatë takimit u diskutua për shkëmbimin e informatave, koordinimin e veprimeve hetimore, si dhe mekanizmat konkretë për një reagim më efikas ndaj këtij fenomeni, i cili paraqet shqetësim serioz për sigurinë dhe sundimin e ligjit në rajon.

Pjesëmarrësit u dakorduan për vazhdimin e komunikimit të rregullt dhe forcimin e bashkëpunimit praktik, me qëllim parandalimin dhe luftimin efektiv të kontrabandimit me migrantë dhe formave të tjera të krimit të organizuar ndërkufitar.

Prokuroria Themelore në Prizren mbetet e përkushtuar në forcimin e partneritetit me institucionet homologe brenda dhe jashtë vendit, në funksion të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here