Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në Prizren në 24 orët e fundit.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, një femër është sulmuar nga dy persona, e cila njëkohësisht ka refuzuar ndihmën mjekësore, teksa i dyshuari është dërguar në mbajte, kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
“Prizren 13.03.2022-21:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar; një mashkull dhe një femër kosovarë. Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje dhe dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online