Policia e Kosovës ka gjobitur vozitsin me 300 euro gjobë si dhe i është ndaluar vozitja për 3 muaj drejtimi i mjetit me veprim motorik sepse kishte tejkaluar shpejtësinë në zonën ku kufizimi i shpejtësisë në 130 km/h, ai voziti në 212 km/h, raporton TvPz.
“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 212 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).
Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.