“Në prag të shkrimit të historisë, mund ta bëjnë debutimin në Botëror këtë verë”, FIFA shkruan për Kosovën e për Shqipërinë

0
66

Kosova dhe Shqipëria e kanë përpara një mundësi jetike.

Dy Kombëtaret shqiptare në rastin më të mirë i ndajnë veç nga 180 minuta për ta siguruar nga një biletë për në fazën finale të Kampionatit Botëror.

Dardanët dhe Kuqezinjtë janë të vendosur për ta prekur ëndrrën, e cila është larg veç dy ndeshje, nuk ishte kurrë më afër, shkruan “Gazeta Express”.

Por, ato s’do të kenë punë aspak të lehtë pasi duhet t’i kalojnë nga dy pengesa jo fort të kollajshme.

E për këtë mundësi të ekipit të Franco Fodës dhe të Sylvinhos është e vetëdijshme edhe FIFA.

Shtëpia e futbollit botëror e ka bërë një postim në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, duke i përmendur dy ekipet shqiptare krahas Kombëtareve të tjera që kanë mundësi të marrin pjesë për herë të parë në një Kupë të Botës.

“Në prag të shkrimit të historisë së Kupës së Botës. Ekipet e Play-Off që mund ta bëjnë debutimin e tyre në këtë turne gjatë verës”, shkroi FIFA, duke i postuar edhe fotot e Kombëtares së Kosovës dhe të asaj të Shqipërisë.

Kosova do të luajë me Sllovakinë në udhëtim nesër mbrëma dhe nëse fiton eventualisht, në finalen e madhe të së martës tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta priste fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal të “play-off”-it, Turqi – Rumani.

Ndërkohë, Shqipëria do ta vizitojë Poloninë nesër mbrëma dhe në finalen eventuale do të përballej të martën tjetër, po ashtu në udhëtim, me Ukrainën ose Suedinë./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here