Në Ohër të Maqedonisë së Veriut sot është mbajtur Mitingu i Hapur i Atletikës, “Hapja e Sezonës”.
Në këtë miting ka marrë pjesë edhe klubi i atletikës “Prizreni” nga ky qytet.
Sara Susuri, Emine Junizi dhe Merve Spahi janë tri atletet që e kanë përfaqësuar klubin nga Prizreni, të cilat kanë arritur të fitojnë edhe medalje.
“Suksesi i rradhës i atleteve të Klubit të Atletikës “Prizreni”.
Sot, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, u mbajt Mitingu i Hapur i Atletikës “Hapja e Sezonës”.
Në këtë garë Klubin e Atletikës “Prizreni”, e përfaqësuan 3 atlete: Sara Susuri, Emine Jenuzi dhe Merve Spahi.
Nga tri atlete u fituan 4 vende nderi, 3 vende të para dhe 1 vend i dytë:
Sara Susuri – e para në 100 dhe 200 m.,
Emine Jenuzi – e para në 400 m. dhe
Merve Spahi – e dyta në 1500 m.
Në emër të kryetarit Gazi Renaku, kryesisë dhe trajnerit Bajram Duja, urime dhe suksese në Mitingun Ndëkombëtar të 1 Majit në Tivar!
Falenderim i veqant për Korabi Shpk, sponsor i artë i Klubit të Atletikës “Prizreni””, thuhet në njoftimin e klubit nga Prizreni./04 Online