Në një shtëpi në Prizren, hajnat vjedhin para dhe stoli ari

0
408
Foto: Ilustrim

Në Policinë e Kosovës në Prizren është raportuar një vjedhje e rëndë në rrugën “Alajdin Xhezairi”.

Persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e shtëpisë, me ç’rast dyshohet se kanë arritur të vjedhin para të gatshme dhe stoli ari, shkruan 04 Online.

“Rr. Alajdin Xhezairi, Prizren, 13.08.2023 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë hapur me forcë derën e shtëpisë së tij, janë futur brenda dhe në një kasafortë të mbyllur kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari . Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori lidhur me ngjarjen”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here