Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri, në një intervistë për GazetBlic, ka folur për presidenten Vjosa Osmani dhe mundësinë që ajo të kthehet në LDK.
Haziri vlerëson se presidentja Osmani e ka zgjedhur vetë rrugën dhe partnerët politikë për të ardhur deri tek Zyra e Presidentes.
Sipas tij, LDK ka qenë rruga në të cilën Osmani ka ndërtuar karrierën politke dhe nuk ka hezituar që t’ia jap votën, pasi që roli kryesor ka qenë që të zgjedhet presidente.
“Zonja Osmani-Sadriu është Presidente e Repubikës dhe në kulmin e karrierës politke. Mënyra se si ka ardhur deri te Zyrja e Presidentes e ka zgjedhur vetë rrugën politike dhe partnerët politik. LDK nuk ka hezituar që t’ia japë votën sepse roli jonë ka qenë kryesor jo vetëm për kuorum por për t’u zgjedhur presidente. Një njeri i cili është në majën e institucioneve të një Republike dhe në mandatin e parë e ka edhe një 1 vit e gjysmë, ajo sheh për mandatin e dytë, nuk sheh mbrapa për kthim në parti politike dhe as nuk sheh mbrapa për t’u parë diku tjetër, nëse sheh mbrapa për një parti politike është lista GUXO, krijesë që zonja Osmani e ka ndërtuar me të cilën ka hyrë në listën e LVV-së dhe ka arritur këtu ku është. LDK ka qenë rruga në të cilën ajo ka ndërtuar karrierë politike duke qenë në zyrën e presidentit Sejdiu, duke qenë në listën dhe kabinetin kredibil të Isa Mustafës, deputete dhe nënkryetare e LDK-së, por njerëzit politik bëjnë zgjedhje në momentin që vlerësojnë dhe atë vlerësim e ka bërë”, shtoi ai.
Tutje, nënkryetari i LDK-së tregon se nuk e kanë kaluar lehtë votën pro saj brenda LDK-së por edhe përtej saj, ku thekson se këtë e kanë bërë me vetëdije të plotë për të mirën e Republikës.
Ai gjithashtu potencon se Osmani është duke synuar për mandatin e dytë dhe nuk është duke parë mbarapa për kthim në subjekte politike.
“Unë e shoh Vjosa Osmanin në këtë rol në përfundim të këtij mandati, në ushtrimin e detyrës Kushtetuese që e ka obligim ndaj vendit por edhe ndaj LDK-së që e ka votuar, sepse jo lehtë e kemi kaluar ne votën pro saj, edhe brenda LDK-së, edhe përtej LDK-së. Por, ne e kemi bërë me vetëdije të plotë sepse ne e duam Republikën më shumë se gjithçka tjetër, dhe në këtë rrafsh Vjosa Osmani është duke parë për mandatin e dytë nuk është t’u parë mbrapa për kthim në subjekte politike”, deklaroi Lutfi Haziri./GazetaBlic/