Në kujtim të “Epopesë së UÇK-së në Vërri”, realizohet marshimi me motivin “Shtigjet e Agimit të lirisë” deri në bjeshkët e Pikëllimës

0
559

Në kuadër të aktiviteteve në kujtim të “Epopesë së UÇK-së në Vërri”, dje është organizuar marshimi me motivin “Shtigjet e Agimit të lirisë” deri në bjeshkët e Pikëllimës, shkruan 04 Online.

Në këtë marshim ka marrë pjesë edhe ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Prizreni, Zafir Berisha, i cili ka thënë se heroi Agim Shala ishte njëri nga ata që i printe qindra luftëtarëve të UÇK-së oër furnizim me aramatim.

“Në kuadër të kujtimit të “Epopesë së UÇK-së në Vërri”, sot organizuam me SHB- Sharri marshimin me motivin “Shtigjet e Agimit të lirisë” deri në bjeshkët e Pikllimës, ku vendosëm një pllakë te Stanet e Probregut të cillët ishin baza të logjistikës gjatë furnizimit me armatim në vitin 1998-1999.
Heroi Agim Shala ishte njëri nga ata që i printe qindra luftëtarve të UÇK-së për furnizim me armatim, disa nga të cilët me gjakun e tyre u bënë granit në themelet e shtetit të Kosovës.
OVL e UÇK-së në Prizren në shej faliminderimi për kontributin e dhën gjatë kohës së luftës, nderoj me mirënjohje Suleman Kovaqin, Fidaim Dida, Ajet , Bajr dhe Ali Kovaqin nga fsh. Probreg i Kuksit”, ka thënë Berisha./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here