Në Kosovë, mosha mesatare e përdorimit të marihuanës është 15 vjeç. Mosha mesatare e përdorimit të marihuanës në Kosovë, është 15 vjeç. Por janë shënuar raste kur fëmijët 9 vjeç kanë përdorur këtë substancë narkotike. Derisa numri i përdoruesve të kokainë është rritur dukshëm, ku mosha mesatare është 28 vjeç.
Ylli është një i ri i cili duke iu ruajtur identiteti dhe ndryshuar emri, ka pranuar të flasë hapur për emisionin arsimor “Kriter” në RTK, rreth përdorimit të substancave narkotike.
Ylli tregon se ishte vetëm 13 vjeç kur filloi përdorimin e substancës marihuanë, këtë gjë e bëri nga kureshtja. Por nuk u ndalë aty, për shtatë vite ishte përdorues i marihuanës dhe në disa raste edhe i llojit të substancës narkotike heroinë.
“Mosha jem ka qenë në klasën e 9-të, kam filluar nga kureshtja, mendjemadhësisë mund të thënë”, thotë ai.
“Substancën narkotike marihuanë, cigare edhe kam provuar herën e parë dhe mbeta në te. Shpesh e kam konsumuar, gati çdo ditë. Ajo pastaj po të detyronte ta bësh, nuk po mund të rrije më pa të”, tregon Ylli për RTK-në.
Mosha mesatare e përdorimit të marihuanës në Kosovë, është 15 vjeç. Por janë shënuar raste kur fëmijët 9 vjeç kanë përdorur këtë substancë narkotike.
“Mosha mesatare ka rënë në kufijtë e poshtëm ku s’ka ku shkon më poshtë është diku 15 vjeç kur dikush fillon për herë të parë përdorimin e drogës”, thotë Safet Blakaj nga organizata “Labyrinth”.
Policia e Kosovës, përkatësisht njësia antidrogë, për posedim të narkotikëve të llojit marihuanë ka ndaluar 59 persona.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, departamenti për të mitur, gjatë vitit 2021 ka pranuar 21 raste për 22 persona me veprën penale, posedim i paautorizuar i narkotikëve
“Në vitin 2021 kemi ndaluar 59 persona të moshës 14 deri në 18 vjet. E prej tyre kanë qenë 13 raste në shkolla dhe rreth shkollave. Ne bëjmë aktivitete parandaluese, të cilat kanë efekt. Bashkëpunojmë me drejtorinë e bashkësisë në polici, që mbajnë ligjërata në shkolla”, thotë major Reshat Murseli – drejtori i drejtorisë antidrogë për RTK-në.
E nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka të dhëna për të rinjtë që janë përdorues të drogës.
“Shumica prej këtyre 21 rasteve të cilat kanë qenë të pranuara në prokurori, janë trajtuar e janë shqyrtuar. Nga këta prokurorë shumica janë zgjidhur me propozimin e masave të deversitetit dhe masave edukative”, thotë Laureta Ulaj nga Prokuroria e Prishtinës.
Ndihmë u është ofruar edhe 107 personave përgjatë vitit 2021 në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Nga kjo shifër 30 prej tyre janë trajtuar me probleme të varësisë në heroinë, 13 varësi në marihuanë, 28 persona me varësi në të gjitha substancat narkotike, 33 varësi në barna qetësuese, 2 persona në varësi të lojërave të fatit dhe 1 person varësi në bixhoz. /RTK