Në koordinim me KFOR-in dhe EULEX-in, Policia e Kosovës gjatë natës vazhdoi operacionin në veri

0
153

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë vonë njoftoi se operacioni policor në veri po vazhdon dhe se Policia e Kosovës mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in, duke lënë të nënkuptohet se edhe gjatë natës njësitet policore kanë vazhduar me aksion, raporton Sinjali. .

Në një postim në platformën X, Kurti tha se, në operacionin e së dielës kundër “terroristëve të armatosur”, policia ka konfiskuar qindra armë e municione, përfshirë pajisje të rënda si mitralozë, granata e të tjera.

Ndryshe, Policia e Kosovës të dielën njoftoi se situata në veri, përkatësisht në fshatin Banjskë, vazhdon të jetë e tensionuar, edhe pse intensiteti i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here