Në kontestin e Ditës së Punës …

0
397

Pothuajse çdo i 4-5-ti dyqan në Prizren e mban ofertën “Kërkojmë punëtor-e”.

Kur ta pyet për pagesën, mesatarisht sillet rreth 250-300 € pa asnjë shujtë (bukë), disa madje edhe pa ofruar as ujë.
Normal, vështirë të gjesh punëtor për këto pagesa, pavarësisht gjendjes së rënduar ekonomike. Çfarë stimulimi është ky?!

Një i ri që punon 26 ditë pune merr vetëm 150 € më shumë se një pension i pleqërisë, prej 100 €.
Për të ardhur keq është se shpesh pronarët vozisin vetura të shtrenjta, ndërsa ofrojnë paga të ulëta, të padinjitetshme për të mos thënë sociale.

Ndër paradokset në RKS është edhe ligji i fundit për paga, ku një profesor me Master, me mbi 15 vjet përvojë merr vetëm 550 apo 150 € më shumë se sa një punëtor teknik. Assesi nuk jam kundër këtyre të fundit, por kundër goditjes kësisoj të arsimit të mesëm. Kjo padyshim që secilit ia dikton t’i mbajë sytë drejt ikjes, së paku për ta provuar.
A thua Mos po i përbuzim?!

Shkruan Qazim MORINA – Gazetar

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here