Qytetarët e katër komunave të Kosovës , Prishtinës, Prizrenit, Lipjanit dhe Istogut kanë mundësi të bëjnë përzgjedhjen e mjekut të tyre familjar. E kjo u është mundësuar përmes katër shërbimeve të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat u lansuan në Platformën eKosova. Por ky sherbim aktualisht është aktiv vetëm në katër komuna.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fekosovaplatform%2Fposts%2Fpfbid0APhTVEP3ATbjEjDqmdWGQggYn7Bhg7CG3GrrMb7TmxsSqHnjRVgENMq5jsqoCwrAl&show_text=true&width=500
Njoftimi i plotë:
Shërbimet e reja të MInistrisë së SHëndetësisë u lansuan përmes platformës eKosova.
Në Platformën eKosova u lansuan katër shërbime të reja të Ministrisë së Shëndetësisë:
1. Kërkesë për përzgjedhjen e mjekut familjar;
2. Kërkesë për ndryshim të mjekut familjar;
3. Kërkesë për përzgjedhjen e mjekut familjar për persona tjerë;
4. Kërkesë për ndryshimin e mjekut familjar për persona tjerë;
Marrja e këtyre shërbimeve realizohet duke i kaluar hapat si në vijim:
1. Hapja e Platformës eKosova;
2. Identifikimi në Platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit;
3. Klikimi mbi shërbimin “Shëndetësia”.
Linku: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14
Vëmendje: Momentalisht shërbimi është aktiv për këto katër komuna:
1. Komuna Prishtinë ( QMF 5- Ulpianë dhe QMF 6- Bregu i Diellit)
2. Prizren
3. Lipjan dhe
4. Istog