Në Imola dominojnë pilotët e Red Bullit, Hamilton përfundon i 14-ti

0
400

Red Bulli triumfon në Imola në ditën e parë të zezë të Ferrarit: Verstappen dominon në Çmimin e Madh të  Emilia Romagnas, duke e kaluar i pari vijën e finishit. Pas pilotit holandez, shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit Lando Norris me McLaren. Vetëm pozicioni i gjashtë për Charles Leclerc për shkak të një gabimi në fund të kthesën “Variante Alta”, që e detyroi të futej në bokse për të ndërruar krahun e përparmë.

Ky çmim i madh zgjati vetëm qindra metra për Carlos Sainz zgjati vetëm disa qindra metra, pasi u përplas që në xhiron e parë me Daniel Ricciardon. George Russell u rendit i katërti përpara Valtteri Bottas dhe vetë Leclerc. Lewis Hamilton vetëm i 14-ti./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here