Ronado Jr po ecën në gjurmët e të atit të tij Cristiano Ronaldo. Djali i yllit portugez është bërë tashmë zyrtarisht lojtari i Manchetser United, skuadër ku aktivizohet edhe CR7.
Siç njoftojnë mediat angleze, Cristiano Junior ka nënshkruar zyrtarisht për Manchester United dhe do ta veshë fanellën me numrin shtatë, sikur babai i tij.
11-vjeçari do të aktivizohet me të rinjtë e djajve, që shpresojnë se një tjetër CR7 të rrisin për të ardhmen.
Vetë CR7, kishte thënë kohë më parë se Cristiano Junior mund të bëhet futbollist i shkëlqyer, sepse ka shpejtësi dhe driblim, por që duhet të punojë dhe të kërkojë më të mirën nga vetja.