Në Gjimnazin “Gjon Buzuku” u mbajt punëtori për promovimin e vlerave humane

0
122

Në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren u mbajt punëtoria e dytë e projektit “Promovimi i Vlerave Humane” (PVH), i cili zbatohet në 15 shkolla të mesme në 13 komuna të Kosovës, shkruan 04 Online.

Ky projekt synon të forcojë mirëkuptimin, tolerancën dhe paqen mes të rinjve nga komunitete të ndryshme përmes aktiviteteve bashkëpunuese dhe zhvillimit të aftësive për zgjidhjen e problemeve.

Punëtoria u karakterizua nga angazhimi aktiv i nxënësve dhe kontributi profesional i psikologes së shkollës, Hava Elshani, duke e bërë këtë aktivitet një përvojë motivuese dhe me ndikim në komunitet.

“Punëtoria e dytë “Promovimi i Vlerave Humane” në shkollën tonë

Sot në shkollën tonë u mbajt punëtoria e dytë e projektit “Promovimi i Vlerave Humane” (PVH), i cili tashmë është në vitin e tij të dytë në Kosovë dhe realizohet në 15 shkolla të mesme në 13 komuna.

Qëllimi i projektit është të përfshijë nxënës nga përkatësi të ndryshme etnike në projekte të përbashkëta që promovojnë mirëkuptimin, tolerancën, paqen, kulturën dhe jo-dhunën. Kjo u ofron të rinjve mundësinë të punojnë në grupe, të zhvillojnë aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe të kontribuojnë në komunitetin e tyre.

Punëtoria e dytë u karakterizua nga angazhimi i psikologes së shkollës znj.Hava Elshani dhe interesi i lartë i nxënësve, duke e bërë këtë aktivitet një përvojë frytdhënëse dhe inspiruese.”, thuhet në njoftimin e shkollës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here