Kylian Mbappe është lojtari më i përfolur i dy viteve të fundit dhe duket se tani e ardhmja e tij është vendosur.
Mbappe do të luajë për Real Madrid nga sezoni i ardhshëm, me lajmin që është bërë i ditur nga media gjermane “Bild”, sipas së cilës fenomeni francez ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të kontratës së tij, më 30 qershor 2024.
Kontrata, sipas “Bild”, do t’i lejonte sulmuesit të përfitonte 70 milionë euro për sezon, në 5 sezone dhe gjithashtu një bonus prej 100 milionë euro për nënshkrimin me “Los Blancos”.
Tashmë mbetet vetëm konfirmimi i lojtarit, për të mbyllur një herë e mirë këtë telenovelë./SS