Në Copa America 2024 do të aplikohet kartoni rozë

0
199

Lajm i rëndësishëm duke nisur nga Copa America 2024. CONMEBOL ka njoftuar futjen e “kartonit rozë”, i cili do t’u mundësojë kombëtareve të ndryshme të përfshira në garë të bëjnë një zëvendësim më shumë se pesë të lejuara, por vetëm në rastin kur një lojtar ka pësuar një lëndim në kokë ose tronditje.

Kartoni rozë u miratua për të mbrojtur shëndetin e lojtarëve. Do të jetë një vend “ekstra” krahasuar me tri dritaret e lejuara për të bërë zëvendësime. Kur njëra nga dy skuadrat në fushë bën këtë zëvendësim të gjashtë, skuadra kundërshtare do të ketë automatikisht mundësinë të bëjë të njëjtën gjë, edhe nëse arsyeja nuk është e njëjtë.

Pasi të përfundojë ndeshja (maksimumi 24 orë nga përfundimi), do të jetë e detyrueshme që stafi mjekësor të dërgojë formularin SCAT5 (mjet i standardizuar për vlerësimin e tronditjeve), të plotësuar dhe të nënshkruar në komisionin mjekësor CONMEBOL./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here