“Në BBV3 kam aktruar”, fituesja e BBVA, Egla, habit me deklaratën e fundit

0
93

Emisioni Fiks Fare mbrëmjen e 4 qershorit u hap ndryshe nga zakonisht, dyshes së prezantueseve Devi dhe Dorit iu shtua fituesja e BBV3 Egla Ceno.

Kryefjala e çdo portali dhe e rrjeteve sociale aktorja Ceno tregoi mes notave të humorit se si po e përjeton fitoren, marrëdhënien me banorët e tjerë jashtë shtëpisë dhe projektet për të ardhmen.

Fillimisht Egla hyn në studio duke ndërprerë baletin e velinave të Fiksit dukë u futur në mes tyre dhe duke kërcyer tëerk siç shprehet ajo “alla shekspiriane”.

Edhe pse me kushte fizike jo të mira pas incidentit që ndodhi natën e fitores së BBV3 ku u rrëzua, ajo kërceu.

Bisedën e nisi më ironitë e saj se edhe pa K-ra fitohet Big Brother. ” Fitohet edhe pa gjoks e vithe të bëra, sepse shqiptarët treguan duke më zgjedhur fituese se duan ende femrat e thjeshta me bizhame, madje meqë ra fjala s’i kam larë akoma” shprehet ajo. Pyetjes së djemve të Fiksit se tani u është rritur vlera mund të shiten 3 mijë euro, aktorja Ceno përgjigjet : I kam blerë 3 mijë lekë , do t’i shes!”

Për Fiksin Egla Ceno pranon se në BBV3 nuk është Egla e vërtet, por ka luajtur dhe aktruar.

Marrëdhënien me banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme pranoi nën nota humori se janë ‘0’.

Madje nuk kurseu as një thirrje publike për aktorin Julian Deda që nënkuptohet se as me të nuk ka komunikuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here