Në Barcelonë vendoset se kush do të jetë kapiten dhe kush do t’i gjuajë penalltitë e goditjet e lira

0
85

Barcelona po përgatitet për ndryshime të rëndësishme brenda skuadrës në prag të sezonit të ri. Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, talenti i ri i katalanasve, Lamine Yamal, do të jetë ekzekutuesi kryesor i penalltive dhe goditjeve të dënimit në sezonin 2025/26.

Ky është një hap i madh për 17-vjeçarin, i cili ka mahnitur me paraqitjet e tij gjatë sezonit të kaluar. Vendimi tregon qartë besimin që stafi teknik dhe klubi kanë ndaj tij, duke e konsideruar tashmë si një nga pikat kyçe të projektit të ri të Barcelonës.

Në anën tjetër, një tjetër lajm i rëndësishëm vjen nga brenda dhomës së zhveshjes: mbrojtësi Iñigo Martinez është njëri nga kandidatët kryesorë për të marrë shiritin e kapitenit.

Me përvojën dhe qëndrueshmërinë e tij, Martinez shihet si një udhëheqës natyral në fushë, veçanërisht pas largimeve dhe ndryshimeve në hierarkinë e brendshme të ekipit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here