Në Barcelonë janë të sigurt, “ylli” portugez qëndron edhe sezonin tjetër

0
218

João Félix do të qëndrojë në Barcelonë edhe sezonin e ardhshëm, sërish në formë huazimi nga Atlético e Madridit. Lajmin e jep e përditshmja katalanase “Sport”.

Sipas këtij mediumi, që ndjek nga afër zhvillimet në klubin “blaugrana”, menaxheri Jorge Mendes është në krye të operacionit i cili, në këtë pikë, është duke u ecur shumë mirë. Mungojnë vetëm disa detaje përpara se të mbyllet përfundimisht.

“Sport” raporton gjithashtu se Atlético e Madridit i propozoi Barcelonës që të blinte një përqindje të kartonit të sulmuesit ndërkombëtar portugez, por nuk pati marrëveshje. Skenari më i mundshëm është pagesa e një shumë fikse për periudhën e huazimit.

Këtë sezon, João Félix, 24 vjeç, ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë pesë asistime në 31 ndeshje për “blaugranat./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here