Në 24 vjetorin e rënies heroike sot janë përkujtuar Dëshmorët e Kombit, Reshat Çoçaj e Muharrem Samahodaj

0
621
Foto: Arkiva

Sot janë përkujtuar dy dëshmorët e kombit, Reshat Çoçaj dhe Muharrem Samahodaj me rastin e 24 vjetorit të rënies.

Familjarë, bashkëluftëtarë, invalidë të luftës dhe qytetarë të shumtë ishin të pranishëm në përkujtimin e tyre.

Reshat Çoçaj ishte pjesëmarrës në të gjitha protestat e organizuar para luftës nga studentët e Universitetit të Prishtinës, e poashtu i kishte ndihmuar studentët të cilët ishin dëbuar atëkohë nga okupatori serbë. Çoçaj ishte kyçur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi, i cili njihet për kontribut shumë të madh gjatë tërë luftës.

Çoçaj e Samahodaj, njihen për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë për çlirimin e vendit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here