Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 59 aksidente trafiku

0
253

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 59 aksidente trafiku, 25 prej tyre me persona të lënduar, kurse 34 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës, thuhet se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 963 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se janë arrestuar edhe 21 persona brenda 24 orëve të fundit, ku tre prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës në vazhdimësi u bën thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here