Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin tonë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku.
Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 19 aksidente përfunduan me persona të lënduar, kurse 25 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.
Policia gjithashtu, ditën e hënë ka dënuar 1 mijë e 766 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Policia gjatë kësaj periudhe kohore ka arrestuar 20 persona, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje.