Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë në vendin tonë kanë ndodhur 57 aksidente trafiku, prej të cilave 18 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.
Numri i aksidenteve me persona të lënduar | 18 |
Numri i aksidenteve me dëme materiale | 39 |
TOTALI | 57 |
Gjithashtu, në 24 orët e fundit policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 807 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.