Ndryshon orari i finales së Ligës së Kampionëve, ja kur do të fillojë loja

0
75

Pak orë para shortit të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve, arrin një komunikatë e rëndësishme nga ana e UEFA-s që i përket finales së kompeticionit, e cila këtë herë do të luhet në Budapest.

Më specifikisht, do të ndryshojë orari i fillimit të finales, që do të zhvendoset nga ora 21:00 në 18:00, shkruan “Gazeta Express”.

Vetë UEFA e ka shpjeguar kështu zgjedhjen e saj: “Vendimi është marrë për ta përmirësuar përvojën e përgjithshme të ditës së ndeshjes për tifozët, si dhe për ekipet dhe qytetet pritëse, duke e optimizuar logjistikën dhe operacionet. Qëllimi është që dita e ndeshjes të jetë një përvojë për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë, duke e krijuar një atmosferë të arritshme për familjet dhe fëmijët. Për tifozët mysafirë, kjo do të thotë akses më i mirë në transportin publik, veçanërisht pas ndeshjes dhe një kthim më të sigurt dhe më të përballueshëm nga stadiumi. Për qytetet pritëse, kjo do ta rrisë ndikimin ekonomik duke u dhënë tifozëve mundësinë për t’i vazhduar festimet”, njoftoi shtëpia e futbollit evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here