Ndodh zyrtarisht puthja e parë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

0
73

Banorët e Big Brother VIP Kosova, Eduard Kuçi dhe Dolce, po krijojnë një lidhje të veçantë brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Dyshja duket se po afrohen gjithnjë e më shumë, duke dhënë sinjale të qarta për një nisje të mundshme romantike.

Tani zyrtarisht ka ndodhur puthja e parë në shtëpi, gjersa Eduardi dhe Dolce vazhdojnë të kenë momente intime dhe afërsi.

Këto gjeste kanë filluar të tërheqin vëmendjen e banorëve të tjerë dhe të audiencës që ndjek programin.

Së fundmi, Edi është parë duke e puthur Dolcen edhe në bel dhe më pas duke e kafshuar në krah.

Ndërkohë, banorët e tjerë duket se po përpiqen të ruajnë balancën mes miqësisë dhe kuriozitetit për marrëdhënien e Eduardit dhe Dolces, ndërsa situata vazhdon të zhvillohet dita-ditës.

Kjo marrëdhënie e re brenda Big Brother VIP Kosova pritet të jetë një nga temat më të komentuara, ndërsa fansat presin të shohin se si do të evoluojë lidhja mes Eduardit dhe Dolces gjatë spektaklit.

https://www.instagram.com/reel/DRaeZjQFUDz/?utm_source=ig_web_copy_link

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here