Ditën e djeshme janë lidhur në martesë dy gra, e cila ndodh publikisht, për herë të parë në vendin tonë.
Martesa e tyre është bërë në Bashkinë e Tiranës dhe lajmi është bërë publik në rrjetet sociale nga Aleanca LGBT.
Ashtu siç shihet edhe në foto, ceremonia e martesës së dy grave është bërë në taracën e Bashkisë së Tiranës nga një punonjëse e institucionit dhe është bekuar gjithashtu nga një prift.
Në postimin në rrjetet sociale, aleanca LGBT shkruan se Eda dhe Alba kurorëzuan dashurinë e tyre 14-vjeçare dhe se janë prindër të dy fëmijëve.
“Ditën e djeshme Eda dhe Alba kurorëzuan dashurinë e tyre 14 vjeçare nga e cila erdhën në jetë dy engjëj dhe sot bota vazhdon të rrotullohet.
Asnjë skenar apokaliptik i predikuar nga inkuizitorët e moralit për të nxitur panik kolektiv për shpopullimin dhe shkatërrimin e botës nuk ndodhi.
Këtë mëngjes të hëne, toka vazhdon të rrotullohet rreth diellit normalisht.
Qofshi përgjithmonë të lumtura Eda dhe Alba
Dashuria do të triumfojë gjithmonë”,-shkruhet në postimin e bërë në rrjetet sociale./Opinion.
Shiko foton: