Pavarësisht se kanë kaluar katër muaj nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, ku si pasojë humbën jetën mbi 60 mijë persona, vjen një lajm i mirë nga Siria.
Atje mrekullisht është gjetur i gjallë nën rrënoja një burrë, të cilin e nxorën pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit, transmeton Telegrafi.
Edhe pse me shëndet të rënduar, ai arriti të mbijetojë, ndërsa me të nxjerrë nga rrënojat është dërguar me urgjencë në spital për trajtim.
Është interesant se si për katër muaj arriti të mbijetojë, ndërsa akoma nuk dihet se me çfarë ishte ushqyer ose çfarë kishte pirë.
Kujtojmë që më 6 shkurt Turqia dhe Siria ishin goditur nga një tërmet shkatërrues me fuqi prej 7.8 magnitudësh, duke bërë që dhjetëra mijëra ndërtesa banimi të shemben dhe mijëra qytetarë të humbin jetën.