Ndodh edhe kjo: Gruaja që u martua me veten, vendosi të divorcohet!

0
176

Një histori e pazakontë dhe intriguese ka kapur vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale, duke u bërë virale. Suellen Carey, një influencere dhe modele 36-vjeçare nga Brazili, u bë e njohur në vitin e kaluar kur u martua me veten në Londër, duke vendosur të bëjë një akt të pazakontë dhe ndryshe pas përpjekjeve të dështuara në jetën e saj sentimentale.

Kjo martesë e veçantë ishte cilësuar fillimisht si një deklaratë e guximshme për dashurinë dhe pavarësinë personale.

Një vit më vonë, Suellen surprizoi të gjithë duke njoftuar se kishte vendosur të shkëpuste martesën me veten. Pavarësisht përpjekjeve të saj për të ecur përpara në këtë marrëdhënie, duke përfshirë edhe seancat e terapisë për çiftin(veten), ajo e kuptoi se kjo bashkëjetesë nuk ishte e qëndrueshme. Suellen pranoi se, edhe pse fillimisht ishte e kënaqur me vendimin e saj për të u martuar me veten, ajo shpesh ndjehej e vetmuar gjatë martesës, gjë që e çoi në vendimin e vështirë për ta përfunduar atë.

Në një intervistë të fundit, Suellen u shpreh për përvojën e saj, duke reflektuar mbi sfidat e një marrëdhënieje me veten. Ajo theksoi se presioni për të qenë e përsosur dhe për të përmbushur pritshmëritë e larta shpesh e lodhi.

“Vetë-analiza dhe reflektimi janë të nevojshme,” tha ajo, duke pranuar se angazhimi që bëri me veten kishte sfidat e veta. Suellen theksoi rëndësinë e njohjes së kur duhet të përfundojë një cikël, edhe në një marrëdhënie me veten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here