Majk ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin e Meriton Mjekiqit ku siç e do tradita e emisionit ka realizuar një Freestyle përmes të cilit u ka bërë “diss” disa reperëve mirëpo, disa pjesë specifike duket se i dedikohen Don Xhonit dhe fansat nuk kanë ngurruar ta shkruajnë në komente këtë gjë.
Don Xhoni mori famë të madhe brenda një kohe të shkurtër, Freestyle i tij në emisionin e Meritonit gjatë 2020 u pëlqye shumë nga fansat dhe u shpërnda mijëra herë në mediat sociale, kjo i dha atij shumë popullaritet që u pasua me këngë të njëpasnjëshme që numërojnë miliona klikime.
Po ashtu, Don Xhon ka realizuar disa bashkëpunime me emra të njohur të muzikës shqiptare si Loredana, Butrin Imeri, Enca, etj madje freestyli i tij në këtë emision me titull “Make a pose” u bë trend në TikTok vitin e kaluar teksa në YouTube numëron mbi 58 milionë klikime.
Por përtej suksesit të tij të menjëhershëm, shumë reperë të tjerë nuk e kanë përkrahur Don Xhonin madje i kanë bërë edhe disse duke qenë skeptikë ndaj suksesit të tij.
Për tu rikthyer te Mjak, ai thotë:“Ke dhez pahiri, po mendon se ke mrri/ Dallojnë ata që dhezin dhe ata që shkruajnë histori”
Disi për famën e shpejtë të reperit vijon:“Po qysh ka dhez shpejt iu ka hy uji/ Menduat se u bëtë shpejt, por fama ju ka mashtruar”.
Më tej ai e akuzon për përdorim të autotune duke thënë:“Kur pata nis nota të larta me këndu më patën kritiku/ 1 vjet më von reperat tu munu me bo të njëjtin sen me autotune.”
Rrjeti tashmë është ndarë në dysh, ata që mbështesin Don Xhonin dhe ata që mbështesin Majk, kujtojmë se një vit më parë në këngën “Unë foli i fundit” Don Xhon u bëri “diss” Majkit dhe Getoarit.
“Pak me desht e blen një audi n’pandemi…” thotë Majk në bashkëpunimin e tij me Ghetto Geasyn “Hajde te baba” kurse Don Xhon thotë :Ti ke ble kerr, unë vill n’pandemi.
Don Xhon nuk ka reaguar ende pas diss-it të Majk por duket se një konflikt i ri ka nisur.