Ndikimi i Vitaminës D në organizëm – Pse duhet të konsumoni më shumë

0
354
Foto: Ilustrim

Konsumi i vitaminës D është shumë i rëndësishëm për organizmin.

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e megjithatë shumë njerëz nuk e kuptojnë rëndësinë e saj. Ekspertët thonë se në një pikë të jetës, njerëzit përballen me rënien e niveleve të vitaminës D, ndonëse nuk e kuptojnë një gjë të tillë.

Nivelet e ulëta të vitaminës D manifestohen me një sërë simptomash siç janë: energjia e pakët, pagjumësia, problemet me imunitetin dhe luhatjet e humorit.

Fakte Të Rëndësishme Për Rolin e Vitaminës D Në Organizëm

Lexuesit me siguri e dinë që burimi më i mirë i vitaminës D është dielli. Ekspozimi i pakët ndaj tij, ul ndjeshëm nivelet e vitaminës D në organizëm që pasohet me probleme të tjera me shëndetin.

Vitamina D Ul Rrezikun e Kancerit Të Gjirit

Ekspertët thonë se të qëndruarit në diell për pak kohë çdo ditë ul rrezikun e kancerit të gjirit. Ekspozimi në diell, stimulon prodhimin dhe sintetizimin e kësaj vitamine në lëkurë dhe një gjë e tillë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit. Ekspertët rekomandojnë qëndrimin në diell për 20-30 minuta në ditë.

Vitamina D Ul Rrezikun e Sklerozës së Shumëfishtë.

Shqipëtarët janë me fat sa i përket klimës së ngrohtë dhe ekspozimit në diell. Por një pjesë e konsiderueshme e vendeve të globit i gëzohet shumë pak ditëve me diell. Në këto vende regjistrohen edhe shifrat më të larta të sklerozës së shumëfishtë. Një gjë e tillë i ka shtyrë ekspertët të arrijnë në konkluzionin se ka një lidhje të fortë mes vitaminës D dhe shëndetit të trurit. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here