Ndikimi i ndryshimit të orës dhe këshilla për t’u përshtatur

0
101

Dje shënohet e diela e fundit e muajit mars, që do të thotë se ora është shtyrë një orë përpara, duke kaluar nga ora 02:00 në 03:00 të mëngjesit.

Ky ndryshim i orës, i cili ndodh çdo vit, sjell disa pasojat për shëndetin tonë dhe mund të shkaktojë vështirësi në përshtatjen me ritmin e ri të jetës.

Ekspertët theksojnë se edhe ky ndryshim i vogël mund të ndikojë në mirëqenien tonë, duke shkaktuar lodhje fizike dhe një ndjenjë të përgjithshme të shqetësimit.

Ky proces i ngjan përjetimit të lodhjes fizike që mund të kemi pas një udhëtimi të gjatë ajror, ku trupi duhet të përshtatet me një zonë orare të re.

Sipas psikiatrit John Sharp, eksperti i Universitetit të Harvardit, mund të ndodhin probleme si oreksi i shtuar, vështirësi për të fjetur ose përgjumje e tepruar.

Ky ndryshim gjithashtu ndikon në kapacitetin tonë për t’u përqendruar dhe rrit stresin, gjë që mund të çojë në një rritje të numrit të aksidenteve rrugore, veçanërisht në ditët pas ndryshimit të orës.

Këshilla për të fjetur mirë pas ndryshimit të orës:
– Ajri i pastër: Mundohuni të qëndroni në ajër të pastër çdo ditë për të paktën 30 minuta, pasi kjo ndihmon organizmin të përshtatet me ritmet natyrore të ditës dhe natës.

– Dieta e shëndetshme: Ushqimi luan një rol të rëndësishëm. Konsumoni ushqime të pasura me sheqerna të lehta dhe produkte që nxisin gjumin, si bananet, fiqtë dhe ushqimet e pasura me kalcium.

– Përgatitja për gjumë: Filloni përgatitjet për gjumë rreth orës 10 të mbrëmjes. Fikni dritat, eliminojeni zhurmën dhe përpiquni të shmangni aktivitetet e ngarkuara.

– Ambient i qetë për gjumë: Sigurohuni që dhoma e gjumit të jetë e pastër dhe pa rrëmujë. Dysheku nuk duhet të jetë shumë i fortë ose shumë i butë për të mbështetur shpinën tuaj.

Nëse keni vështirësi për të fjetur:
– Lëvizni nga krevati: Nëse jeni zgjuar për më shumë se 20 minuta, ngrini dhe kaloni në një ambient tjetër, duke bërë diçka që ju qetëson, si leximi ose shkruajtja.

– Bëni joga: Ushtrimet e thjeshta si joga ndihmojnë në relaksim. Shtrihuni me shpinë dhe përpiquni të qetësoni trupin dhe mendjen.

– Ushtrime gjatë ditës: Ushtrimet e moderuara, si ecja, ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit, ndaj sigurohuni që të ecni rreth 30 minuta disa herë gjatë javës.

Pas disa ditësh të përshtatjes, trupi do të kthehet në normalitet, por për këtë periudhë është e rëndësishme të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe të mbani ritmin e zakonshëm të aktiviteteve./TAR

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here