Ndëshkimi fizik nuk e rikuperojnë dëmin tek fëmijët

0
25

Ofrimi i dashurisë dhe ngrohtësisë pas një ndëshkimi fizik nuk e rikuperon ankthin dhe agresionin e krijuar tek fëmija nga ajo situatë, madje e bën atë më keq sipas një studimi të Universitetit Duke.

“Nëse mendoni se mund t’i shkundni mirë fëmijët dhe tu jepni shpulla në fytyrë dhe më pas t’i zbutni gradualisht me dashurinë dhe puthjet tuaja, jeni të gabuar” thotë autorja e studimit Jennifer E. Lansford.”

Të jesh shumë i ngrohtë me një fëmijë që sapo e ke goditur nuk e ul ankthin e tij, por përkundrazi e shton atë”.

Ata gjetën se ngrohtësia mëmësore mund të reduktonte ndikimin e “ndëshkimeve të vogla fizike” tek fëmijët e moshës 8-10 vjeçare, por ankthi dhe agresioni sërish ngeleshin të pranishme. “Përgjithësisht, ankthi fëmijëror përkeqësohet kur prindërit ofrojnë dashuri dhe ndëshkim fizik në të njëjtën kohë” tha Lansford. Sipas studiueses udhëheqëse situata është shumë e paqartë për një fëmijë kur ai rrihet dhe mbulohet me dashuri në të njëjtën kohë brenda së njëjtës shtëpi”.

Sa më të rënda ndëshkimet fizike, aq më shumë ankth dhe agresivitet shkaktohet tek fëmijët. “Është më efikas dhe më pak i rrezikshëm përdorimi i disiplinës pa ndëshkime fizike” tha Janet Lansbury. “Disiplinim do të thotë të mësosh jo të dënosh”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here