“Ndeshje niveli, perfekt ndaj Bayernit”, Hysaj ndër më të mirët e Lazios

0
206

Ndeshje e madhe, fitore dhe dëmtim. Elseid Hysaj i provoi të gjitha të mërkurën në mbrëmje në “Olimpico”. Lazio e tij mposhti 1-0 Bayern Munich në duelin e parë të raundit të 1/8-ve në Champions League.

Shkodrani i kombëtares shqiptare e nisi sfidën si titullar për vendasit. Hysaj luajti një ndeshje fantastike për rreth një orë që qëndroi në fushë. Duke ia “nxirë jetën” Leroy Sanesë.

Goditja e marrë në këmbën e djathtë e detyroi të largohej, ndërkohë që performanca e anësorit të djathtë, i cili përballë Bayernit luajti si mbrojtës i majtë, u vlerësua shumë nga shtypi italian.

Tregohet i vëmendshëm dhe realisht nuk i mungoi asgjë përballë Bayernit. Madje nuk mungoi as problemi fizik që e detyroi të zëvendësohej.

Vjen lart e poshtë duke neutralizuar plotësisht Sane. Mbron shumë mirë, por arrin edhe të depërtojë përpara. Ndeshje e nivelit të lartë“.

7.5 është nota me të cilën u vlerësua 30-vjeçari. Hysaj u rikthye titullar me Lazion në fundjavë në suksesin në kampionat përballë Cagliarit. Njësoj ndodhi edhe kundër Bayernit.

Kontrollet mjekësore do të vlerësojnë shkallën e dëmtimit të tij, por te bardhekaltrit ka optimizëm dhe shpresohet që “xholi” i krahëve të mbrojtjes të rikthehet sa më shpejt në dispozicion të Sarrit./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here