Ndeshja përmbyllëse e xhiros së 13-të në Superligë, Ballkani e pret Malishevën në Suharekë

0
84

Xhiro e 13-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll do të përmbyllet sot me një ndeshje tejet interesante.

Ballkani do ta mirëpresë në Suharekë skuadrën e Malishevës, duke filluar nga ora 13:00 në “Stadiumin e Qytetit”.

Dy skuadrat ndajnë pozitën e dytë dhe tretë me pikë të barabarta – nga 22 – teksa me një fitore potenciale të njërës skuadër, mund ta marrin kreun e tabelës, shkruan Sinjali Sporti.

Kampioni në fuqi, Ballkani është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit në Superligë (3 fitore, 3 barazime), teksa vendas mban rekordin më të mirë nga çdo skuadër tjetër këtë sezon, me 5 fitore e një barazim në 6 ndeshje të zhvilluara në Suharekë.

Malisheva ndërkohë vjen pas një fitore të madhe në shtëpi 2-1 ndaj Llapit, pasi paraprakisht ishte në një ecuri prej tre ndeshjesh pa fitore (2 barazime, 1 humbje). Në ndeshjet si mysafir, vetëm Drita ka mbledhur më shumë pikë (12) sesa Malisheva (11) këtë sezon në kampionat.

Në përballjen e parë të këtij sezoni mes Malishevës dhe Suharekës, malishevasit triumfuan ndaj Ballkanit 3-2, ndonëse ishin me një futbollist më pak që nga fillimi i pjesës së dytë.

Tabelës aktuale i prin Drita me 25 pikë, e ndjekur nga dy skuadrat që ballafaqohen sonte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here