Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Play-off-it: “Peja 03” – “Junior 06 Moni Bau” 58:61

0
499

Basketbollistet e KBF “PEJA 03” janë finaliste të Play-off-it në Ligën e parë të Kosovës. Ato,pas fitores së parë në Pejë (66:58) shënuan fitore edhe në ndeshjen e dytë me shifrat 61:58.

Ballafaqimi i dytë u zhvillua në qendrën sportive “Sezai Surroi” të Prizrenit dhe ai ishte sa interesant aq edhe angazhues dhe tejet dramatik.
Dy çerekët e parë ishin plotësisht të nivelizuar. Herë kalonte në epërsi njëra e herë skuadra tjetër. Dhjetëminutëshi i parë përfundoi me rezultat 14:14, kurse çerku i dytë 12:12. Me shifrat 26:26 ekipet shkuan në pushim.
Edhe dy periudhat tjera ishin pothuaj identike. Në këtë pjesë të lojës prizrenaset shënuan 11 pikë, ndërsa pejanët 14 sosh.
Fituesi pritej të përcaktohej në çerekun e katërt, ku pamë dramë në parket. Fillimisht dyshja udhetuese Krasniqi-Vraniqi me pikë të realizuara krijuan epërsi të theksuar dhe dukej se po shkonin sigurt drejt triumfit, por në anën tjetër Merisa Billalli e Klea Gashi me tri treshe jo vetëm që e shkrinë epërsinë, por kaluan edhe na avantazh minimal (56:55). Mirëpo, në minutat e fundit të ndeshjes Billali largohet nga loja për shka të 5 personaleve dhe kjo ishte hendikep për vendëset. Në anën tjetër mysafiret falë përvojës së dyshes prizrenase, Erjona Krasniqi – Sara Vraniqi, ditën ta përfundojnë takimin në favor të tyre.
58:61 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi. Për fitoren e Pejës 03 më së shumti kontribuan Krasniqi me 23 pikë dhe Vraniqi me 15 sosh.

Për prizrenaset kjo ishte njëra ndër ndeshjet më të mira në këtë edicion. Ato, ndonëse shumica nën moshën 15 -16 vjeçare, aplikuan lojë kolektive, angazhuese dhe tejet të pëqyer. Duhet lavdëruar angazhimin maksimal të Vesa Krasniqit, që shquhej nën kosh, me 6 pikë, Merisa Bilallin me 16 pikë, Klea Gashin me 4 treshe dhe në total 17 pikë të realizuara, si dhe Arnisa Veçgishtin me 7 dhe Nazmije Çukiçin e Yllza Ukën, si organizatore e dalluar, me nga 6 pikë të shënuara./V.B.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here