Para pak minutash, ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare, veterani i UÇK-së nga Zhuri, Selman Asllani, pas një sëmundje të shkurtër. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur për TV Prizreni, djali i tij, Pranveri.
Veterani i UÇK-së, Selman Asllani, ka dhënë kontribut edhe në shumë aktivitete për vendlindjen e tij si dhe në klubin e karatesë” Zhuri”.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e diel në varrezat e Zhurit.