Ndërron jetë Medina Tali, ishte e diagnostikuar me kancer

0
642

Kur të gjithë filluan të besonin se ka shpresa për të jetuar nxënësja e SHFMU “Emin Duraku”, Medina Tali, ajo sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë.

Medina ishtë e diagnostikuar me sëmundjen e kancerit, dhe jo vetëm, për të cilën ishte organizuar një aksion nga nxënësit, prindërit e mësimdhënësit për mbledhjen e shumës prej 9 mijë e 400 euro, për të kryer një operacion në Spitalin Amerikan në Tiranë. Si rrjedhojë, një prind kishte dal vullnetar dhe kishte paguar tërë shumën, duke kërkuar të mbetej anonim.

Lajmi se Medina e kishte kaluar me sukses operacionin, zgjoi shpresën se ajo një ditë do të mund të rikthehej në bankat shkollore. Por, jo. Ajo nuk ia doli.

“Me pikëllim të thellë i njoftojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit e shkollës sonë dhe të gjithë ata që kontribuan për shërimin e nxënëses sonë Medina Tali nga klasa VII-3 se ajo sot në orët ë hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë.
Varrimi i së ndjerës bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e qytetit, në Prizren.
Ndjejmë dhimbje të thellë me rastin e vdekjes së Medinës pasi në klasën e VII-3 tani një bankë do të jetë e zbrazët dhe do të jetë gjithmonë në memorien e shoqeve dhe shokëve të klasës sikurse edhe mësimdhënësve dhe drejtorisë së shkollës si një vajzë e urtë dhe sjellshme. Në stinën më të bukur të Pranverës na u shkëputë një lule e cila do të mbetët përgjithmon e paharruar për ne.
I falenderojmë nga zemra të gjithë ata humanistë që kontribuan në përpjekjen për shërimin e Medinës.
Në emër të të gjithë nxënësve të klasës VII-3, dhe të gjithë nxënësve të tjerë, mësimdhënësve dhe drejtorisë të shkollës sonë i shprehim ngushëllime të thella familjes së nxënëses Medina Tali”, thuhet në njoftimin e shkollës.

04 Online i ka përcjellur nga afër dhe i ka mbështetur publikisht të gjitha aksionet në ndihmë të Medinës, andaj i shprehim ngushëllime familjes dhe SHFMU “Emin Duraku”. Sot keni një nxënës më pak, por ju nuk u dorëzuat asnjëherë për ta ndihmuar Medinën./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here