Ndërron jetë gazetari, Seremb Gjergji

0
406

Ka vdekur në moshën 47-vjeçare gazetari Seremb Gjergji. Ai ishte ndër gazetarët e parë të Radio Televizionit të Kosovës .

Lajmin e ka dhënë bashkëshortja e tij, Samije Bajraktari-Gjergji.

“Lamtumirë fytyra më e ëmbël e kësaj bote”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë në disa medie të shkruara dhe elektronike. Ka qenë ndër gazetarët e parë të Radio Televizionit të Kosovës. Po ashtu, ka qenë aktiv në disa debate aktuale politike me pjesëmarrje aktive dhe në opinione të shkruara.

Njihet si ndër aktivistët e parë që ka marrë guximin ta shpallë kandidaturën për president të Kosovës si kandidat i pavarur.

I ndjeri ka lënë bashkëshorten Samije Bajraktari-Gjergji dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here