Ndërmjetësimi kushton më pak, lëndët kryhen më shpejt se në gjykatë

0
509

Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve, Ganimete Xhelili, ka thënë se qytetarët duhet të zgjedhin lëndët e tyre përmes ndërmjetësimit pasi është procedurë me e lehtë, kushton më pak dhe procedurat kryhen shumë më shpejt se në gjykatë.

Në emisionin “Betimi për Drejtësi”, Xhelili ka thënë se ndërmjetësimi është proces jashtëgjyqësor dhe vullnetar për palët që kanë konteste e mosmarrëveshje.

“Pse me e zgjedh ndërmjetësimin? Sepse është procedurë e lehtë, palët vetë arrijnë marrëveshje. Nuk është ndërmjetësuesi ai që e merr aktgjykim për palët, vinë deri te një lehtësim i komunikimit, i ruajnë raportet mes tyre, është me pak i kushtueshëm, zgjidhet për një afat kohor me të shkurtë sesa rastet që shkojnë nëpër gjykata”, ka treguar ajo.

Xhelili ka shtuar se marrëveshja e arritur ka peshën apo ka titull ekzekutiv, ashtu sikur rastet që kryen në gjykata, me dallimin që në procesin e ndërmjetësimit janë palët ato që arrijnë marrëveshje.

Tuje ajo ka shpjeguar se çfarë raste mund të shkojnë në ndërmjetësim përmes tri mënyrave.

“Përmes gjykatave, prokurorive dhe rasteve me vetinicim, ku vetë palët mund të zgjedhin ndërmjetësuesit e caktum. Do të thotë përveç rasteve civile shkojnë edhe rastet penale të dënueshme deri në 3 vjet”, ka thënë ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here