Nderim Kadriaj është kandidat për Kuvendin e Komunës së Prizrenit nga radhët e LDK-së, me numrin 12, shkruan 04 Online.
Ai ka theksuar se qyteti ka nevojë për ndryshim dhe se vizioni i tij bazohet në zhvillim, transparencë dhe shërbime më cilësore për qytetarët.
Njoftimi i plotë i Nderim Kadriajt
Prizreni ka nevojë për ndryshim, dhe këtë ndryshim do ta sjellim bashkë! ![]()
Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më kanë kontaktuar, më kanë takuar dhe po më japin përkrahjen e tyre. Mbështetja juaj është forca ime dhe motivimi im që vizioni për një Prizren më të zhvilluar dhe qeverisje të mirë të bëhet realitet.
Programi ynë është më i miri për qytetin tonë, i bazuar në zhvillim, transparencë dhe shërbime më cilësore për qytetarët. LDK dhe Driton Selmanaj si kryetar do t’i japin Prizrenit atë që meriton: një qytet të zhvilluar për të gjithë.
Si kandidat për Kuvendin Komunal me numrin 12
, do të jem zëri i çdo qytetari, gjithmonë i përkushtuar për një Prizren të drejtë dhe të barabartë.
Bashkë do ta bëjmë Prizrenin qytetin që e duam dhe e meritojmë, një Prizren të së ardhmes!
#prizrenipërtej#medritonin#meLDK#përprizrenin#nderimi12













































